Ndahet nga  jeta  veprimtari i çështjes  kombëtare  Naim Krasniqi!

      Sot, paradite u nda nga jeta  veprimtari i çështjes kombëtare dhe  ish i burgosuri  politik ,atdhetari Naim Krasniqi Një jetë të tërë ia  kushtoi Kosovës dhe asnjëherë nuk ju nënshtrua Serbisë dhe argatëve të saj pavarësisht se të burgosën disa herë.

Shokët dhe  bashkëluftëtarët e tij  e rikujtojnë  gjithmonë për atë që i dha Kosovës dhe organizimit ilegal në kohë të vështira si dhe celulave të para të UÇK-së në Prizren dhe Kosovë! Naim  Krasniqi, ishte  edhe një atdhetar i përbetuar andaj edhe  bijtë e tij  Visari dhe Besniku  vazhduan rrugën e tij edhe pse ai ishe i burgosur, ata u radhitën në UÇK-së. Shoqatat e dala nga  lufta organizojnë   Homazhe dhe mbledhje komemorative e cila do të mbahet tek varrezat e martirëve në lagjen ‘’Tusuz’’ Prizren duke filluar ne ora 16:30 me datë 20.06.2024.