Ndihma milionëshe, Hovenier: SHBA e përkushtuar për partneritetin e vazhdueshëm me popullin kosovar

                         Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në profilin e tij zyrtar ka shkruar për marrëveshjen e nënshkruar sot në mes të USAID dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ku Kosova do të fitojë 34.7 milionë dollarë për avancimin e zhvillimit demokratik dhe ekonomik.Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara për partneritetin e vazhdueshëm me popullin kosovar.“Ne jemi të përkushtuar për partneritetin tonë të vazhdueshëm me popullin kosovar. Sot kemi nënshkruar një marrëveshje me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të ofruar një financim shtesë prej 34.7 milionë dollarësh amerikanë në ndihmë për të avancuar zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Hovenier.