Në emër të, “Lëvizjes Atdhetare Iliria” njoftojmë, ka ndërruar jetë, Kolonel Bajram –Shkruan ;Setki Q. Jashari

Kurti. Ai lindi më 23 Mars 1950 – tës, në Gurë të Vogël, Mat, por vdekje nuk do të ketë për hir të veprimtarisë së tij, shumë me vlera, në shërbim të komunitetit, të shoqërisë dhe kombit.

– Miku ynë dhe krahu i djathtë i Bajramit, për gjithë jetën, profesor dhe kolonel, Ali Hyka e përshkruan kështu:

“I ndjeri Kolonel Bajram Kurti, ishte personifikimi i një intelektuali vizionar me formim në gjitha shkallët profesionale në FA e ato universitare e pas universitare, një ushtarak dinjitoz e permanent në rolin e tij deri në detyrat madhore në FA që i kreu me aftësi, vullnet e përkushtim maksimal. Burrë i mençur Matjan, që i kishte hije e peshë fjala e dinte ta thoshte atë .Publiçist kurajoz, humanist e i lidhur me hallet e njerëzve . Ishte një prind i mrekullueshëm, një gjysh prefekt, një shok e koleg i rrallë….!

Humbja e tij natyralisht e menjëhershme, na cimboi në shpirt të gjithëve !

– Kolonel, Bajram Kurti, ishte një ndër themeluesit kryesorë të lëvizjes, “LAI”, anëtar dhe drejtues i “Këshillit të të urtëve”, ekip i veçantë, përfshirë në bërthamën e komitetit drejtues të lëvizjes me qëllimin fisnik që; Vendimet e komitetit drejtues të jenë sa më të sakta, rezultateve në shërbim të qëllimit fisnik të lëvizjes “LAI”

Koloneli morri pjesë në shumë evenimente patriotike, në ndihmë të lëvizjes dhe veçanërisht entuziast ishte fjalimi i tij në Tetovë, me rastin e themelimit të degës së Maqedonisë, në përfaqësim të lëvizjes, “LAI”

– Ndarja e befasishme nga jeta e mikut tonë fisnik, është një dhimbje e madhe për familjen e tij, për shoqërinë dhe miqësinë e tij, por sigurisht është dhe humbja e një vlere të pallogaritur edhe për, “Lëvizjen Atdhetare Iliria”, e cila do ta ndjejë shumë mungesën e një, PATRIOTI, ATDHETARI DHE MËNDJE-NDRITURI, SI MATJANI FISNIK, KOLONEL BAJRAM KURTI.

– Në emër të lëvizjes, “LAI” i urojmë familjes, fëmijëve të tij, nipërve, mbesave, kurajo dhe të vazhdojnë të trashëgojnë denjësisht rrugën e mençurisë, maturisë dhe patriotizmit kombëtar.

– Qofsh banor i parajsës, miku dhe vëllau ynë, luftëtari i paepur, Kolonel Bajram Kurti!

– E pa haruar qoftë vepra e tij, në shërbim të kombit shqiptar…

(Pritja përcjellëse bëhet tek, Funeral Parajsa, ish parku i autobuzëve, Rruga e Kavajës, Varimi bëhet në orën 12:00 tek varezat e Sharës)/QendraPress/