Në gjykimin e Hotit, Kurti po e përmend luftën “për ta mbuluar dështimin në qeverisje”  

                                        Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti për mundësinë e nisjes së luftës në Kosovë, deklaratë kjo që Kurti po e ripërsërit tash e disa herë.Sipas tij, Kurti po e përmend luftën ngase do që ta mbulojë dështimin në qeverisje, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.“Disa politikanë që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflaconi i lartë e pakënaqësitë sociale”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook. Hoti ka thënë se asnjë qeveri në rajon as nuk guxon ta mendojë mundësinë për luftë, krejt kjo ngase ndikimi i NATO’s vërehet në çdo shtet të Ballkanit.“Asnjë qeveri në rajon nuk mundet dhe nuk guxon të mendoj të nis luftë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s”.Deputeti i LDK’së konsideron se e vetmja gjë që pritet të ndodh është përballja e Kosovës dhe rajonit me kolaps ekonomik dhe demografik. /Reporteri.net/.

Shkrimi i tij i plotë:

Nuk do të ketë luftë në Kosovë dhe as në rajon.Asnjë qeveri në rajon nuk mundet dhe nuk guxon të mendoj të nis luftë. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s.E gjitha çfarë mund të jetë e pritshme të ndodh, është përballja e Kosovës dhe rajonit mkolaps ekonomik dhe demografik. Gjithmonë nëse nuk zbatohen politikat e duhura, nëse nuk lëvizet më shpejt drejt integrimit evropian dhe nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet ekzistuese.Disa politikanë që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflaconi i lartë e pakënaqësitë sociale.

E