Në nderim të profesorit Hajdar Mallaku,u mbajtë akademi përkujtimore në Prizren.

Shoqata për Art dhe Kulturë “Fidani”,me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Mallaku, i cili ishte mësimdhënës dhe prozator e poet i njohur letrar. Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren”, thuhet në njoftim. Në këtë takim morrën pjesë familjarë, kolegë, nxënës, miq dhe dashamirë të arsimit e kulturës,për të nderuar kontributin e tij në fushën e arsimit dhe letërsisë. Profesori Hajdar Mallaku,ka qenë mësimdhënës shumëvjeçar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, ku ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e shumë gjeneratave lidhur me këtë fillimisht foli Berat Batiu, e pas kësaj drejtoresha e Gjimnazit Gylaj Shipkovica rikujtoi pjesë të punën dhe bashkëveprimit e cila foli për meritat si profesor dhe shembull që ishte.
Kurse për veprat e autorit foli prof dr.Nexhat Çocaj i cili u përqëndruar sidomos në veprimtarinë e tij prozaike. Derisa për profesor Hajdarin ndanë kujtime edhe prof Beqir Letaj dhe Prof. Hasan Hoti si dhe drejtoresha e bibliotekës Sadet Sadikaj
Së fundi duke falenderuar të pranishmit e mbesa e Hajdar Mallakaj e cila njëherit lexoi edhe një letër lamtumirëse që e kishte lënë profesor Mallakaj. Krahas punës në arsim, ai ishte edhe krijues letrar dhe autor i disa librave prandaj u tha se ai ka lënë gjurmë të thella në jetën dhe kulturën e Prizrenit..