Në përmbyllje të fushatës LVV Konjufca,tha besoni Haskukës për qeverisje edhe në katër vitet e ardhshme

LVV, dhe kandidati për kryetar të komunës Mytaher Haskuka, tubimin përmbyllës të garës së balotazhit sot e ka përmbyllur në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit,Në këtë përmbyllje ishte edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe përfaqësisë të partive të koalicionit, deputetë dhe ministra ,Artan Abrashi në përmbyllje të kësaj fushate tha Ai me këtë rast tha se Prizreni, ka pasur qytetarin e vete dhe roli i juaj është përcaktues dhe nuk do të pranojë, Ju të dashur qytetarë jeni ata që duhet të votoni të ardhmen tuaj e kjo vije me qeverisjen demokratike me kryetar Mytaher Haskuka, tha Abrashi. .Deputetja Yllëza Hoti ka përshëndetur këtë takim përmbyllës duke potencuar unë si qytetare e komunës së Prizrenit, ne e duam zhvillimin Prizrenit andaj duhet të kemi një koalicion e ky koalicion është me qytetarin në nivel lokal e ate qendror tha deputetja Hoti. Glauk Konjufca duke përshëndetur këtë takim përmbyllës tha mirë se ju gjeta në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve. Ky qytet me traditë të lashtë kur ska mundur ti durojë profiterët, por, i kërkon njerëzit e urtë si profesor Mytaher Haskuka. Pasi ai bëri të mira për Prizrenin duhet të ia jepni edhe njëherë besimin ,Mytaheri e di se për çka ka nevojë Prizreni,tha Konjufca. Kandidati për kryetar Mytaher Haskuka,ju para katër vitesh i thanë jo te keqes, prandaj vota juaj,për ne ishte besim. Gjate kohës që kemi kaluar ata kanë shpifur , por ne nuk jemi ndaluar, ne shëndetësi kemi ngritur 20 objekte shëndetësore, ofrojmë 1,5 milion analiza dhe ke i kursyer xhepin qytetarëve. pastaj ka vazhduar për projekte te cilat ia ka realizuar gjatë qeverisjes katër vjeçare. Inserte Nesër është heshtje zgjedhore derisa të dielën është dita e votimit