Në  prezencën e  poetëve dhe  intelektualëve prizrenas, promovohen botimet e fundit të poetit Xhemajli Shala

Në praninë e një  elite  intelektuale dhe poetësh të  Prizrenit te enjten në mbrëmje, u promovuan në  Shtëpinë e  kulturës ‘’Xhemajli Berisha’’ në Prizren , tre librat e fundit të  autorit Xhemajli Shala nga  Malisheva, i cili  në opusin e tij botues tashmë ka rrafshuar 100 libra me poezi dhe  zhanre tjera. Në pranin  e një audience shumë  të  përzgjedhur  letrare. Lidhur me  veprimtarinë e poetit ka folur Qazim Thaçi i cili me këtë rast lidhur me opusin e tij letrat tha ‘’ Librat poetik të Xhemajli Shalës vijnë para lexuesve me aromën e bukur të vargut, vetë kuptimësia e këtyre vargjeve shpesh na i sjellë në kujtime edhe neve lexuesve pjesë të kujtimeve tona e kjo padyshim se poezinë e Xhemajliut e bënë sa të fuqishme e të dashur edhe të lexueshme, Temat e Xhemajliut që i bënë të pavdekshme në vargje bëhen edhe determinuese dhe intrigues për lexuesin dhe për dashamirin e shprehjes artistike, që nënkupton se kemi të bëjmë me një vepra poetike që shprehin plotë ndjesi, plot dashuri për atdheun, për familjen, për individin,për diellin për stuhitë e këtij vendi, për fjalët e urtë, për fjalët e zemrës , për fjalët e hidhërimit, gëzimit, për kujtimet e reja e të moçme për mëkatet dhe mirësitë, Të gjitha këto e bëjë vargun e Xhemajliut si një varg të admiruar, numri i madh i veprave të shkruar, pastaj dhembja e kurbetit dhe për shumë dukuri që lidhen me shoqërinë tonë sot. Përderisa  për veprën e  poetit ka  folur edhe poeti e kritiku letrar Pren Buzhala i cili u  fokusua

Për poezinë  e poetit duke  theksuar se poeti Shala ka  ruajtur dhe atë frymë, duke i dhënë shkas për interpretime të shumta, të gjithanshme e shumëdimensionale, duke përcjelle edhe mesazhin e saj universal. Poezitë e poetit Xhemajli Shala përfaqësojnë momente të ngjarjeve dhe përvojave jetësore për gjatë këtyre viteve, që paskan lënë gjurmë në shpirtin e tij, andaj tani ne i shijojmë si metaforë e përpunuar dhe si simbolikë letrare-artistike .dhe pastaj ka  vazhduar

Derisa  për  poezinë e  poetit kanë folur edhe Prof dr Muharrem Gashi  i cili  e ka quajtur poet të dhembjes  kurbetqare poetin. Ai  me një vështrim tepër profesional  i dhe dimension plotë  larushi artistike  poezisë  së poetit Xhemajl Shala i dhe ngjyrë e vlerë të  veçantë.

E artistikisht e skaliti me një  fjalim  të shkurtër, por plotë metafora e plotë porosi prof Gazmend Beqaj i cili  me këtë rast  tha se nesh doni ta njihni jetën e  Xhemajliut  lexoni poezin e  tij  ku do ta shihni dashurinë, dhembjen e këtij poeti.

Vetë poeti  i magjepsur nga  prezenca dhe  vlerësimi që iu bë   tha se ndihet  krenar dhe  lexoi një poezi si mesazh

Derisa për poetin falënderime  bënë edhe  prof Reshit Kushaj zyrtar i lartë  i arsimit dhe  Rabije Bytyçi poete