Në Prizren aktivizohen njësitet patrulluese me biçikleta 

        Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren, njofton opinionin publik se nga kjo javë, në Stacionin Policor Prizren dhe në Stacionin Policor Prizren-Veri, janë aktivizuar njësitet patrulluese të policëve me biçikleta. Këto njësite janë aktivizuar me qëllim të rritjes së prezencës policore në hapësira publike, lehtësimit të qasjes në zonat e ngushta urbane, si dhe për të forcuar bashkëpunimin dhe komunikimin me qytetarët. Patrullimi me biçikleta paraqet një formë moderne dhe efikase të angazhimit policor, duke kontribuar gjithashtu në mbrojtjen e mjedisit dhe në një reagim më të shpejtë në rast nevoje. Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saj për të garantuar sigurinë, rendin dhe qetësinë publike, duke përdorur mjete dhe metoda bashkëkohore të punës. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me njësitet patrulluese dhe t’i adresojnë nevojat apo shqetësimet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë,thuhet në njoftimin e policisë.