Në qendër të Prizrenit, u mbajt turneu tradicional në streetball “3×3”, ku morën pjesë 12 ekipe.

                Në kuadër të ‘’Fiba World Tour,’’ sot, në qendër të qytetit u mbajt turneu tashmë tradicional në streetball “3×3”, ku morën pjesë 12 ekipe: nga Prizreni, Prishtina, Peja, Gjakova, Obiliqi, Vushtria, Tetova, etj.

Ky turne unik në basketboll është kualifikues për “Prishtina- Challenger” në të cilin garojnë 15 skuadra nga e gjithë bota, përfshirë dhe fituesin e sotëm në edicionin e dytë të kësaj ngjarjeje sportive që mbështetet nga Komuna e Prizrenit. /www.QendraPress.com/