Në rikujtim të 72 vjetorit të lindjes të Zeqir Xhaferi

Ka disa muaj që në një tavolinë të Restorantit ‘’AURORA’’ biseduam për një pelegrinazh deri në varrezat e fshatit Korishë, në kujtitm të 72 Vjetorit të lindjes së shokut tonë Zeqir Xhaferi. Por në këtë ditë, u ngjita mbi Korishë me Agron Ukimerin. Nuk morra lule se ti gjthmonë thoje :..nuk me duhen lulet e barishtat se krejt këto në vetë i ka qingji”. Ah sa me mall e kujtojë ndejën me ty, at kumbimin e zërit që buqiste aq lezetshëm nga mbrendia organizimit tënd kur zbrazje gotën e birrës e qe nuk mund dot as sot ta bëje dikush si e bëje ti. Kohëra të shkuara por të pa harruara.
Komentet dhe debatet qe shpeshherë i bënim gjatë një ore pauze dreke apo kur udhëtonim ndonjëher vikendeve janë gjallë dhe jetojnë. Me axhami shteti nuk mbahet. Gjykatës së Hagës me shumë i dërgoi letra Serbia ,por ato nga ne i mori. Kurr nuk e harrroi një bast. Unë pretendoja se e dija se kush do të jetë kandidat i PDK-së në zgjedhje lokale por edhe ti pretendoje njësojë. I vendosëm dy emra mshehurazi në pliko dhe i lamë të Hafiz Hoxha, ku shpesh drekonim, qe të mos hapen derisa të mos bëhet publikë kandidati. Dhe kur i hapëm plikot unë nuk ja kisha qëllu fare, e ti po, se ti kishe shkruarë “Një kandidat i PDK-së.”
Shoku ynë, që ne të dy në mobilat tonë e kishim regjistru me emrin Kryetari i Prizrenit, meqense ai kështu pretendonte, jepte komente se “,. një kandidat nëse një herë kandidon për kryetar Komune e nuk fiton, duhet të ndalet… se nuk fiton me.” Por si zakonisht ai nuk ja qëlloi. Nuk ndodhi kështu. Gjasat janë me e fituar edhe një mandate ky Kryetar. E ky shoku ynë që në kohën e Mytes bënte “bujë” në media e rrjete sociale për transparencë më të lartë në krejt Kosovën. tani e ka “lëshu pllugun” e po kandidon për asambleist dhe heret ka nisë me bë “hyxhym”. Ja urova në emrin tonë por ja kujtova se në mometin kyç përbuzi ofertën e PDK-së , që € brumo si insan, duke mbetur çatip i Mytës e nuk ju ndajke ‘’Shadërvanit’ që ta shihnin myhibet e Mytes se e ka ndrrru “sofrën”.
Punët tjera janë llugë. Kurr nuk e kemi mendu këtë skenar edhe po ta shkruante Milloshi nga vorri. Po zbrazemi përditë . Njerëzit janë ndryshu. Lakmia si lija. Kishte qenë aty nën pastaj. Por ja që kurrë nuk e prekëm, Këta edhe qerken e kashtën e shkulën. Po sigurisht se nge keqja e zullumi këputet. Dhe do të këputet, Këta të VV -së kishin pas bërë filma me ato parollat “..hajnat në burgë… “, o shoku im asgja nuk ish shiu për me mbi kërpudhat, çka ish pushteti kur po e merrke në dorë VV dhe po i hiper-prodhonte hajnat.
Po, po ..edhe kjo e keqe do te ndalet. Sa e sa i përjetove e tejkalove vet. Sa e sa i përjetuam e po i tejkalojmë ne tani. Kosova do të ekzistojë ashtu si e deshe ti dhe si e donim bashkë .
Kujtimi për ty, nga shumë njerëz qe i njohë e që i takoi, më ofrohet vazhdimisht meqenëse ne bisedojmë e rikujtojmë ndejat tona. Kjo na lehtëson mungesën tënde sado pak, por edhe na obligon që me mall të ruajmë e rikujtojmë pastërtin e një njeriu të ndershëm e punëtor çfarë ishe.