Në shenjë kujtimi për Prof. Xhemajli Berisha tani Hero i Kosovës zgjodha këtë rikujtim.

Me dhimbje e krenari përkujtojmë sot 36 vjetorin e rënies heroike në altarin e lirisë të xhaxhait, Prof.Xhemajli Berisha.
Në një bisedë që pata një ditë me hallat, më treguan se si dy javë para vrasjes së xhaxhit Xhemajli, axha Skënder dhe axha Ruzhdi ishin të arrestuar dhe në bisedë e sipër për arrestimin e tyre, gjyshi Reshit i thonte xhaxhit Xhemajli: “o bir, 4 djem m’i ka falë Zoti, njërin duhet me ja falë Kosovës”, duke aluduar në arrestimet e tyre, pa e ditur që vetëm një javë më vonë, gjakatarët në mënyrën më mizore do ja merrnin jetën xhaxhit Xhemajli. Parandjenjë kjo e prindit që nguliti në mendjet e bijëve të tij se për atdhe nuk duhet kursyer as jeta!
Ne brezi i ri, jemi krenarë dhe falënderues ndaj gjyshit Reshit e gjyshes Mihrije, që ditën të rrisin djem që i falën jetën kësaj toke dhe na mundësuan edhe neve që të rritemi në këtë frymë, duke ja kujtuar vetes se kontributi për atdhe është mbi të gjitha! Kështu shkruan nipi Arianit N. Berisha, tani veprimtar i çmuar./QendraPress/