Në SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Planejë të Hasit janë realizuar punime të rëndësishme në infrastrukturën shkollore

Në kuadër të investimeve nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Planejë të Hasit janë realizuar punime të rëndësishme në infrastrukturën shkollore.
Gjatë kësaj faze të investimeve është bërë:
• Lyerja e brendshme e objektit shkollor,
• Renovimi i fasadës së jashtme,
• Rregullimi i oborrit të shkollës me hapësira të gjelbra dhe elemente betoni,
• Ndërtimi i terrenit të kompletuar sportiv.
Këto përmirësime kanë krijuar ambient më të sigurt, funksional dhe të këndshëm për nxënësit e stafin mësimdhënës, duke kontribuar drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë së procesit mësimor dhe aktiviteteve jashtëmësimore.