NË VIGJILJE TË FESTAVE TË NËNTORIT, PROMOVOHET LIBRI “BIZNESE TË SUKSESSHME SHQIPTARE NË GJERMANI” (3), AUTOR ARGJEND HASANI Shkruan: Abdullah Troshupa  

                          Në vigjilje të Festave të Nëntorit, në Leimen (afër – Heidelbergut), në praninë e bashkatdhetarve tanë, u promovua libri “BIZNESE TË SUKSESSHME SHQIPTARE NË GJERMANI” (Vëllimi i 3-të, i autorit dhe publicistit Argjend Hasani. Promovimi u mbajt në një atmosferë festive, dhe u nderua me vlerësimet e panelistëve, si: znj. Gonxhe Letmi Begisholli, shkrimtare dhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani, z. Shaip Ademaj -shkrimtar, dhe Nysret Hoti veprimtar i dalluar në mërgatën shqiptare në Gjermani. Znj. Gonxhe Letmi Begisholli, në fjalimin e saj, vlerësoj punën e palodhshme të autorit Argjend Hasani, në prezentimin e bizneseve shqiptare në Gjermani. “Autori përmes botimit të këtij libri, ka shkruar dhe prezentuar shumë afaristë të suksesshëm në mërgatë, kështuqë këto tregime për afaristët tanë janë shembull dhe motivacion për mërgatën tonë.” Ajo në vazhdim foli mbi rëndësinë e kësaj date historike -28 nëntorin, si dhe me një emocion të veçantë interpretoj në mënyrë brilante një poezi të saj, enkas të dedikuar për Festën e Flamurit. Shkrimtari, Shaip Ademaj, foli për rëndësinë e botimit të këtij libri për mërgatën shqiptare, e poasqërisht për afaristët e suksesshëm në Gjermani. Ai, poashtu potencoi se: “Autori Argjend Hasani, tani më ka botuar shtatë libra dedikuar sukseseve të mërgatës shqiptare, dhe është një personalitet i cili me një përkushtim të veçantë prezenton vlerat e mirëfillta të mërgatës shqiptare në Gjermani”. Në vazhdim autori Argjend Hasani, falënderoj të gjithë të pranishmit, në promovimin e librit. Ai, posaçërisht falënderoj afaristët pa të cilët edhe ky libër nuk do të botohej. Autori theksoi se:” Afaristët shqiptarë në Gjermani, me punën dhe aktivitetin e tyre na bëjnë krenarë dhe janë një shembull që duhen ndjekur, sepse vetëm me punë prezentojmë veten këtu ku jetojmë, punojmë dhe veprojmë.”. Ndërsa, veprimtari dhe afaristi i suksesshëm, z.Nysret Hoti, pronar i Kompanisë “HOTI GmbH – GARTEN UND LANDSCHAFTSBAU” në Gründau (afër Hanau), si dhe sponsor gjeneral i librit, uroi autorin Argjend Hasani për botimin e librit, si dhe vlerësoj punën e tij të palodhshme. “Autori dhe publicisti Argjend Hasani, me një përkushtim dhe vendosmëri, pa u lodhur fare viziton bashkatdhetarët tanë që janë të suksesshëm në të gjitha fushat, poashtu edhe afaristët tanë, i prezenton në botimet e tija dhe në këtë mënyrë është një prezentues i denjë i mërgatës sonë, kështuqë ne si veprimtarë dhe afaristë do të mbështesim pa rezerva, punën e tij intelektuale, sidomos në botimin e veprave kushtuar mërgatës sonë”, theksoi z.Nysret Hoti. Promovimin e librit e udhëhoqi, mësuesja dhe veprimtarja znj Shehide Hoti, ndërsa promovimin e madhështoi edhe këngëtarja e mirēnjohur Klaudia Prenaj, e cila gjatë promovimit performoi me këngë ardhetare, dhe gjatë manifestimit të Festave të Nëntorit, ajo interpretoi deri vonë, shumë këngë tjera nga repertoari i këngëve ardhetare. Në fund, organizatorët e promovimit uruan autorin Argjend Hasani për promovimit dhe zgjodhën fjalët më të mira për autorin dhe punën e tij. Blerina Lala, pronare e Restaurantit Blery dhe Paola, ku edhe u mbajt promovimi, me këtë rast theksoi se: “Jemi shumë të lumtur dhe jemi falënderues dhe mirënjohës, ndaj autorit Argjend Hasani, i cili në librin e tij, kushtuar bizneseve shqiptare në Gjermani, ku edhe ne jemi pjesë e librit ka prezentuar edhe biznesin tonë, Restaurant Blery und Paolo, të cilin me sukses e udhëheqim së bashku me bashkëshortin tim, Pavlinin”. Pas përmbylljes zyrtare të promovimit, deri në orët e vonë me këngë e valle, të shoqëruar nga kēngëtarja Klaudia Prenaj, nē njē atmosferë madhështore u kremtua Festa e Flamurit../Qendraress/