Në Zym të Hasit sot mbahen ‘Takimet e Gjeçovit’

Sot në Zym të Hasit mbahet edicioni 53-të i Manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”.Në këtë ngjarje të madhe kulturore pritet të marrin pjesë shumë shkrimtar,  personalitete të shkencës e kulturës shqiptare nga mbarë viset etnike, si dhe nga diaspora shqiptare.

Manifestimi organizohet nga Klubi letrar ‘Shtjefën Gjeçovi’ në Zym në bashkëpunim me MKRS dhe Drejtorinë e Kulturës të së Prizrenit.