Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, mori pjesë sot në punëtorinë inauguruese për themelimin e Këshillit Strategjik për Ndërmarrësinë e Grave, në kuadër të projektit “E Ardhmja e Saj”.

Nënkryetari Kujtim Gashi Gashi merr pjesë në punëtorinë për themelimin e Këshillit Strategjik për Ndërmarrësinë e Grave

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, mori pjesë sot në punëtorinë inauguruese për themelimin e Këshillit Strategjik për Ndërmarrësinë e Grave, në kuadër të projektit “E Ardhmja e Saj”.

Me këtë rast u theksua përkushtimi i Komunës së Prizrenit për mbështetjen e ndërmarrësisë së grave, si një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik lokal, duke ofruar mbështetje institucionale dhe bashkëpunim me partnerë vendorë e ndërkombëtarë.