Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të Caritasit Zviceran në Kosovë dhe Komunës së Prizrenit.

281129731_367693478723646_4345399900955963758_n

         Kjo marrëveshje lidhet në mes Caritasit Zviceran (CaCH), Komunës së Prizrenit, si dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren (DKA), në kuadër të projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis” (YENI).Qëllim i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i veprimit klimatik dhe mbrojtja e mjedisit në komunën e Prizrenit përmes angazhimit aktiv të të rinjve.

Disa nga rezultatet që pritet të arrihen nga ky projekt janë themelimi dhe fuqizimi i Klubeve ekologjike (Eko-klubet) në shkollat e mesme në Komunën e Prizrenit, ofrimi i moduleve trajnuese për këshillat e nxënësve dhe Eko-klubet, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të tyre, hartimi dhe përgatitja e materialeve mësimore për ndryshime klimatike dhe mbrojtje të mjedisit.

                   Komuna dhe DKA do të ofrojnë mbështetjen e tyre me qasje dhe ofrim të të dhënave për realizimin e studimeve dhe hulumtimeve të tjera të ndërlidhura me projektin YENI, në mënyrë që të ketë një implementim sa më të suksesshëm të këtij projekti në komunën tonë.