Nesër, në Kavajë bëhet përurimi i Shtatores së re  e Indrit Cara

                 Të dashur qytetarë të Kavajës, të hënën, datë 31 Mars, ora 11⁰⁰ , në qendër të qytetit me anë të kësaj ftese publike ju ftojmë të na bashkoheni në përkujtimoren e 26 vjetorit të rënies së Heroit të Kombit Indrit Cara (Ushtar Kavaja).

Në këtë eveniment do të na bashkohen Presidenti i Republikës, stafi i komunës Suharekë, personalitete të fushave të ndryshme, ambasadorë, ministri i mbrojtjes së Kosovës ushtarakë, bashkëluftëtarë miq dhe shokë të Heroit dhe qytetit tonë. Kulminacioni i këtij aktiviteti do të jetë edhe përurimi i SHTATORES së re Indrit Cara me dimensionet që i takojnë figurës së tij. Ju mirëpresim!

Pasi ushtar  Indrit Cara, kur ka hyrë në Kosovë  një natë  ka fjetur edhe ne Shtabin e Logjistikës të UÇK-së  në Landovicë sikur edhe mijëra ushtar të tjera, Andaj Kryetari Qosja me këtë rast ka nderuar edhe kryetarin e fshatit Landovicë z, Faik Berisha, njëherit edhe veteranë i UÇK-së i ka bërë një ftesë për këtë ceremoni./QendraPress/