Nesër në ora 15:00 varroset babai i ish presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi

Nesër (e martë) në ora 15:00 do t’i jepet lamtumira e fundit babait të ish presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi. Në ora 9:00 do të nisë ceremonia të cilën e ka organizuar komuna e Skenderajt.
Ndërsa, Dhomat e Specializuara thonë se të paraburgosurit kanë të drejtë të ushtrojnë kërkesa për të cilat më pas marrin vendim gjyqtarët. “Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’u bëjnë kërkesa gjyqtarëve kompetentë për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, thuhet në përgjigje.