Nesër përkujtohet njeri ndër themeluesit të UÇK-së në rajonin e Prizrenit Hero Ismail Kryeziu

Nga shoqatat e dala nga lufta në Prizren , gjegjësisht kryetari OVL-së Isa Berisha, fton qe nesër të nderohet heroi i Kosovës Ismail Kryeziu. Ai njofton ‘’Të nderuar familjarë të dëshmorëve invalid veteran dhe qytetarë të Prizrenit.
Me datën 18. Prill 2025 do të bëjmë homazhe në varrezat e dëshmorëve të Landovicës duke përkujtuar një ndër themeluesit e UÇK-së për rajonin e Prizrenit Heroin e Kosovës Ismail Kryeziu, komandant’’ Shpendi’’ ndërsa në ora 10:30 do të vendosim buqeta lule pranë shtatores në lagjen’’ Arbanë’ ’Ismail Kryeziu, ishte një shembull i një luftëtari të lirisë i cili që nga ditët e para ishte në secilin nga frontet e luftës dhe veprimtarinë e tij atdhetare.