Nexhmedin Spahiu apo “shakaxhiu i përparimit”? – Shkruan Bedri Halimi

                           Kur një njeri si Nexhmedin Spahiu, me botkuptime dhe ide të errta, me sjellje dhe veprime të errta, në emër të lirisë së shprehjes, mohon një pjesë më të lavdishme të historisë, siç janë ngjarjet e vitit 1981, ashtu siç e mohon edhe kombin të cilit i përket, përkatësisht ëndërron formimin e kombit të ri, të ashtuquajtur “komb kosovar”, a duhet marrë seriozisht?

Tipat si ky, janë pak, shumë pak, sa që nuk e bejnë as një rimorkio të qerres së kuajve.

Dhe shyqyr që janë kaq pak.

Dhe jo vetëm kaq!

Shyqyr që janë kaq shumë destruktiv, sepse kështu janë shembulli më i mirë i mesazhit për tërë popullin shqiptarë në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë, se si nuk duhet të përqafohen idetë destruktive, prapavajtëse dhe antihistorike.

Noli i madh, për këtë do të thoshte:

Rroftë Nexhmedin Spahiu rroftë!

‘Shakaxhiu i përparimit’.

Brez pas brezi u kujtoftë.

Si stërnip i Nasradinit.