Nga sot më nuk do të shihni këto reklama në autostradat e Kosovës, nis heqja e tyre 

                             Zëvendësiministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor (MMPH), Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se nga sot ka filluar aksioni për heqjen e reklamave në të gjithë brezin rrugor të autostradave.Durmishi ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook të premten se asnjë reklame nuk do të ketë më në autostradat e Kosovës.“Asnjë reklamë më nuk do të ketë në autoudhë të Kosovës. Sot filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale. Tash e tutje reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat”, ka thënë Durmishi.