Ngjarje e rëndë në Vërmicë: Humb jetën një person, dyshohet se ra nga një objekt

                              Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te hoteli ‘Lake Side’ në Vërmicë, ku një person ka humbur jetën tragjikisht pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti, raporton Gazeta Sinjali.Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se viktima ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër.“Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë kanë nisur hetimet për një rast që ka ndodhur në Vërmicë, ku një person dyshohet se ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’”, tha Gashi për Sinjalin. Sinjali mëson se objekti ku dyshohet se ka ndodhur rasti tragjik, është në pronësinë e pronarit të ‘Lake Side’. Këta të fundit, nuk kanë pranuar që të prononcohen lidhur me rastin.Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin./Gazeta Sinjali/