Nisin përgatitjet për shpalljen e zgjedhjeve në komunat veriore, Presidentja pret në takim kryetarin e KQZ’së 
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, me të cilin ka folur për shpalljen dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së zyrtarëve të zgjedhur nga katër komunat në veri të vendit si dhe zëvendësimi i deputetëve të dorëhequr, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Sipas Presidencës, Osmani ka thënë se janë duke u ndërmarrë hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.“Në këtë takim, Presidentja ka theksuar se janë duke u ndërmarrë hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Ajo tha se së shpejti subjektet politike do të ftohen për konsultime përpara se të caktohet data e zgjedhjeve, brenda afatit ligjor”, thuhet në njoftim.Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e Presidentes Vjosa Osmani për rekomandimin e kandidatëve për zëvendësim të deputetëve nga Lista Serbe, pas vendimit të këtyre të fundit për t’u dorëhequr nga institucionet e Kosovës.Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.I njëjti tha se një kërkesë e tillë ka ardhur në adresën e KQZ’së, nga Presidentja Osmani, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta përgatisë këtë rekomandim, konform afatit ligjor prej pesë ditësh.“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e