Nisma përkujton Epopenë e Vërrinit

Përkujtimin e betejës së UÇK-së në Vërri, Kryetari i NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, Zafir Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij, e vazhduan edhe sot me vizitën e tyre pranë lapidarit të dëshmorëve në fshatin Hoqë e Qytetit, dhe pranë lapidarëve në fshatrat Jeshkovë e Malësi e Vërrinit. Duke kujtuar përpjekjet e paepura të luftëtarëve dhe vullnetin e madh për çlirim, përulemi me nderim para dëshmorëve që u përjetësuan në themelet e lirisë së Kosovës. Vepra e tyre na jep forcë e motiv që të punojmë edhe më shumë për realizimin e ëndrrës së tyre për një shtet të fortë, tha Kryetari Berisha.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.