Një burrë në Prizren e ka therr me thikë partneren dhe vajzën e sajë, ato në gjendje kritike

Zëdhënësi i policisë togeri më 17 tetor 2025, rreth orës 00:20, policia në Prizren ka pranuar një informacion për një rast lëndimi trupor Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë hasur dy viktima – një grua 49-vjeçare dhe vajzën e saj 12-vjeçare – të cilat kishin pësuar lëndime të rënda trupore nga goditjet me thikë dhe gjendja e tyre është në gjendje kritike. Të dy viktimave u është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku janë në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor. I dyshuari 51-vjeçar, partneri i viktimës, është arrestuar në vendngjarje. Ndaj tij është filluar hetimi për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armës”. Hetimet lidhur me rastin janë duke u zhvilluar nga Sektori Rajonal I Hetimeve në Prizren.
Kurse njoftimi nga Emergjenca e spitalit bënë të ditur një grua dhe vajza e saj e mitur ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore pas sulmi me thikë që u raportua në Prizren. Të dyja po trajtohen në klinikën intensive të Spitalit Rajonal të Prizrenit, ka konfirmuar shefi i emergjencës, Hekuran Veçgishti. Rasti ka ndodhur rreth orës 00:20 të së premtes në rrugën “Rexhep Kabashi”, ku policia ka pranuar informacionin për dhunë në familje dhe ka dalë menjëherë në vendngjarje. Aty viktima e parë, bashkëshortja e të dyshuarit, është gjetur me lëndime trupore dhe gjakderdhje, ndërsa në katin e fundit të ndërtesës është gjetur vajza e mitur, gjithashtu e lënduar.
I dyshuari është arrestuar në hyrje të banesës dhe është shoqëruar në stacion policor. Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë për dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja e paautorizuar e armëve”.