Një dekadë pa njeriun e demokracisë, mikun dhe shokun idealist Masar Shala.

Sot, mbushet një dekadë pa njeriun e demokracisë, mikun dhe shokun idealist Masar Shala .Ai ishte një atdhetar i përbetuar,veteranë i UÇK-së dhe ishte i zgjedhur i këtij populli që nga paslufta në asamblenë  komunale, aty ku edhe plasoi botën e demokracisë si shembull jo vetëm për Prizrenin, por edhe më gjerë. Vdekja e zuri në detyrën e shefit të grupit të asamblesitëve të PDK-së, por ai ishte dhe mbeti kuvendari më demokrat. Andaj, jo rastësisht komuna e Prizrenit tashmë ndanë edhe  Çmimin për Demokraci’’Masar Shala’’. Vitet  kalojnë por kujtimi për Masarin nuk venitet dhe mbetet  një udhërrëfyes për të gjithë ata qe e njohën e punuan me ate ..Ai do të kujtohet jo vetëm në këtë dekadë , por edhe ndër shekuj sepse një jetë të tërë punoi për Prizrenin e punoi për Kosovën. Punoi me shumë veprimtarë si më kryetarin e parë të Prizrenit dhe njeriun e sakrificës ;Kadri Kryeziun, Bashkim Gashin,Bashkim Kajdomqaj, Fatmir Kastratin e shumë atdhetar të tjerë /www.QendraPress.com/