Një grua sulmon një tjetër në Prizren, për motive xhelozie

                   Një grua ka sulmuar dhe ngacmuar me fjalë denigruese një grua tjetër, për motive xhelozie.E njëjta më pas është arrestuar dhe ëshë dërguar në mbajtje.Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM/Prizren, 04.02.2023-21:09. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta për motive xhelozie, ka sulmuar dhe ngacmuar me fjalë denigruese viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.