Një i ri nga komuna e Vitisë, Florent Frangu, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani

Një i ri nga komuna e Vitisë, Florent Frangu, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, ku jetonte dhe punonte. Sipas informacioneve, ai ka vdekur si pasojë e një aksidenti.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Florent Frangu. Humbja e tij është një goditje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin si njeri të ndershëm e të respektuar”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Halitit, i cili shprehu mbështetje dhe lutje për familjen në këto momente të rënda.

Një mesazh prekës e ka shpërndarë edhe motra e të ndjerit, e cila e kujtoi atë.

“O daja Lent, o daja më i mirë në botë… Liza të deshi shumë. Ajo kishte nevojë të rritej me dashurinë tënde të madhe që kishe për të. Na ke këputur shpirtin, o drita e syve tanë… Një engjëll si ti, Zoti e ka dashur pranë vetes.”