Një kujtim të  mikut tim gazetarit të  talentuar Myrfet Shasivari.

Po mbushen një vit që u nda nga  jeta  miku im dhe i shumë gazetarëve  , Myrfet Shasivari një  gazetar e një  personalitet i përkushtuar i  gazetarisë  moderrne dhe një njëri  i përkushtuar  i drejtëshkrimit  gazetaresk. Ai që  lajmin e bënte   jo vetëm të lexueshëm, por,. me  lajmin apo reportazhin që ai e bënte  të jepte përceptimin real  të një  ngjarje, Myrfeti  ishte i përkushtuar ta  thotë  fjalën ashtu si ishte, të  lakuar  me të drejtën dhe pa ekuivoke tjera, Ai ishte një  adhurues i muzikës së lehtë dhe njohës  i asaj  muzike, sepse  shpirti tij melankolik  tregonë  butësinë e një  njeriu që  e donte  leximin, artin e mbi të  gjitha e donte  shkrimin dhe  gazetarinë  reale.Mua ka  rastis të punojë një kohë  kur lajmi për shkak të rrethanave duhet të  kishte  një  elasticitet, por ai  ishte  i përkushtiar që  ata elasiticitet ta bënte me sa më shumë përsosshmëri artistike, që  lajmin ta kishte frymën reale, Ate  që  dua ta rikujtojë  ishte  botimi i një lajmi  për një rast  të  një raporti  të policisë   lidhur me drogën. Ai lajmin e kishte botuar me një  kujdes shumë të veçanëtë , me një  delikates të  hollë artistike, por, personi i cili  ishte  protoganisti e kishte keqkuptuar dhe domosdo se nuk i kishte ardhur mirë , Andaj e kishte thirë në telefon duke lënë të takoheshin atje tek  kafeteria ‘’Edi’’, Pasi ai e kishte caktuar  takimin aty, mu lut që bashkë ta presim personin, që tashmë s’po ia  rikujtojmë emrin.Erdhi, mjaft me një pezëm të madh   dhe  në fillim me  zë të ngritur, Mirëpo, Myrfeti siç e kishte zakon të fliste qetë, urtë  bindshëm i sqaroi se policia   i ka  dhënë emrin e tij me incialet dhe ashtu është botuar, Kurse ai  pastaj  i sqaroi se këto lajme  dhe shkrimi që e kishte botuar ai dallohej nga të tjerët, të cilët atij ia kishin përmendur edhe emrin dhe identitetin, Pasi  i pa  dhe u bind  edhe vetë  i krahasoi dhe  tha’’Më fal bre burrë, se vërtetë e paske  ujdis  ti më së miri. Po unë  kot qenkam nervozu…’’ Na kërkoi falje dhe iku i heshtur dhe me kokë të ulir. Derisa  ne  biseduam edhe pak  dhe kur u ngritëm  kamarieri na tregoi se kafet edhe nga një picë e kemi a paguar nga ai burri. Ai pastaj duke  buzëqeshur tha jo s’po hamë pica , Po nesër do të sjelli  mish të thatë e suxhuk shtëpie. Dhe e mbajti premtimin të nesërmën  drekuam bashkë dhe  bëmë shumë shaka. Kjo  më  dha  edhe mua si  gazetar një shembull se si urtësia dhe fjalët e ëmbla dijnë të zbusin edhe murlanet, Kurse rastet të këtilla Myreti ka pasur edhe herave tjera, Por, ai ishte një nga  gazetarët më të diciplinuar në  marrjen , trajtimin dhe  editimin  e lajmit. I donte tej mase dromcat ,sado që ato i donte dhe shkruante bukur. Por, ia pa pak sherrin  një rast por pa ndonjë  të keqe. Mirëpo, Myrfetin ,kushdo që e ka njohuar e ka njohur si shok e mik të rrallë dhe me shumë  edukate, Ai do të mbetet në kujtesën time  si një personalitet shumë i nderuar, Kurse ajo që na nderon  neve  është edhe  fakti si përkujdesi i familjes edhe pas vdekjes tregon se ai pos i gazetar ishte  edhe një prind shembullor. I përhershëm do  mbetet kujtimi për mikun tim Myrfet Shasivari. Qazim THAÇI/QendraPress/