Një nga rajonet më të prekura është Gjakova, ku si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve, uji ka depërtuar nëpër shtëpi.

Reshjet e vazhdueshme të shiut që nga orët e mbrëmjes kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës, duke krijuar vështirësi të shumta për banorët.
Një nga rajonet më të prekura është Gjakova, ku si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve, uji ka depërtuar në shtëpi deri në nivelin e dritareve, ndërsa lumenjtë kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur rrugë dhe zona të banuara.
Rrugë të bllokuara dhe qarkullim i vështirësuar janë raportuar në disa fshatra të kësaj ane, ku situata paraqitet e rënduar.
Mediat lokale kanë publikuar pamje nga terreni, ndërsa TV Syri ka shpërndarë video që dëshmojnë gjendjen e krijuar nga reshjet intensive, veçanërisht në zonat rurale të Gjakovës.