Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Istog

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Banjë të Istogut. Akoma janë të paqarta rrethanat e ngjarjes.Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton raporti 24 orësh i policisë.