Një person u gjet pa shenja jete, dyshohet se ka rënë nga ndërtesa.

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete. Dyshohet se ka rënë nga ndërtesa.Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Ekonomia Online se rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete në këtë lagje të kryeqytetit.“Sipas informatave fillestare, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti. Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që karakterizojnë këtë rast/EO/