Një punonjës i doganës 51 vjeçar gjendet pa shenja jete

Zëdhënësi I policisë Rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyçi , njpfton se me datë 04.02.2026, rreth orës 11:40, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar informatën se në rrugën “Alush Kryeziu” në Prizren ndodhej një person mashkull pa shenja jete. Informata ishte pranuar nga njësiti i emergjencës, të cilët kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kishin konstatuar vdekjen e viktimës. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se viktima E.Th., mashkull 51-vjeçar nga Prizreni, ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të stacionit policor dhe hetimet rajonale. Po ashtu tëështë kontaktuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e rastit, ndërsa trupi i pajetë i është liruar familjarëve. Policia në bashkërendim me Prokurorin po vazhdon procedurat e mëtejme hetimore.’’ njofton zëdhënësi Bytyçi. Kurse nga burime te njoftimebe te doganës mësohet se I ndjeri ishte punonjës I doganës së Kosovës.