Një reagim personal- Nga -Dr.Shpresa KUSHAJ
Deputetët tanë janë produkt i këtij sistemi arsimor, i udhëhequr dhe i mbajtur në këmbë për vite, në kushte të mjerueshme e të padinjitetshme nga “analfabetët”. “Analfabetët” kanë qenë ata që ju mësuan atë pak shkrim e lexim që e mësuat të paktën në ato orë që ishit prezent në klasat e bankat e mësimit. “Analfabetët” i mësuan edhe disa gazetarë e përfaqësues të OJQ-ve dhe të gjithëve ne, me përjashtim që JU që shpreheni në atë mënyrë përveç se jeni fundërrina, jeni edhe fundërrina mosmirënjohëse.
E lëri këta “ngelësit” e këtuhit që Zoti e di si kanë depërtuar në parlamente dhe media, por të paktën janë këtu dhe jetojnë sadopak brenda këtij realiteti, por kur po flasin këta “ngelësit” nga diaspora, që nuk dinë as çka do me thënë fjala arsimim e edukim, ky po më duket kulmi.
Janë bërë vite që nuk kam bërë postime për situatën sociale dhe as që më intereson politika, pasi unë fokusohem te ajo që unë mund të bëj dhe jo ankesa në facebook.Por ky reagim totalisht personal është produkt i një irritimi të thellë që këta të fundit më kanë bërë të ndjej.
Unë u jam pafundësisht mirënjohese mësimdhënësve të mi, të cilët më kanë dhënë më të mirën e tyre.
Respekt!/Marre nga fb/ transmeton /qendrapress.com/