Një  shpërthim ka ndodhur në tregun e kafshëve në Prizren.

Një  shpërthim ka ndodhur në tregun e kafshëve në Prizren.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se nëntë persona kanë mbetur të lënduar në këtë rast.

Incidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pas konfliktit mes dy palëve

Të dyshuarit janë ende në arrati.

“Sot me date 22.11.2023. rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast plagosje te Tregu i Kafshëve në Prizren. Nga informatat e pare është kuptuar se 9 persona kane pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore. Te gjithë te lënduarit janë ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit”

“Policia ka dal ne vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Ne vendngjarje kane dale hetimet rajonale te Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë”, kanë thënë nga Policia. /Reporteri.net/