Njeriu që e shëndrroi Prizrenin, në një qytet të së ardhmes….

Në zemrën e Prizrenit, aty ku guri i kalldrëmit mban gjurmët e shekujve dhe lumi “Lumëbardh” rrjedh si damar i historisë, një njeri i dha frymë të re qytetit – arkitekti dhe vizionari Çelë Lamaj.

Ai nuk është thjesht një ndërtues rrugësh e sheshesh por është arkitekti i shpresës, njeriu që pa përtej të tashmes dhe projektoi një Prizren ku e vjetra bashkëjeton krenare me të renë, ku trashëgimia dhe moderniteti shtrëngojnë duart.

Kur të tjerët shihnin thjesht rrugë të ngushta ai nuk pa vetëm gurë dhe beton por pa të ardhmen e Prizrenit, ai pa arteriet e një qyteti të gjallë.
Kur Sheshi i Shatërvanit kishte humbur hijeshinë e tij, ai e ktheu në zemrën pulsante të Prizrenit, me kalldrëm të ri, infrastrukturë moderne e dritë që i jep jetë netëve verore.

 Kur zona e Bazhdarhanes ishte thjesht një relikt ai e ktheu në vizion – një hapësirë moderne, me rrugë të gjera, rrethrrotullim dhe vendin e nderit për “Vrapuesen e Prizrenit” që si simbol i lirisë ecën përpara bashkë me qytetin, ai është ndërtuesi i së ardhmes por edhe mbrojtësi i së shkuarës. Në çdo hap, në çdo rrugë, në çdo shesh të ri, jehon emri i tij, sepse qytetet nuk ndryshojnë vetvetiu – ato ndërtohen nga njerëz që guxojnë të ëndërrojnë dhe Prizreni ka gjetur arkitektin e ëndrrës së vet.

Prandaj, sot unë ju them me bindje: vizioni i Çelë Lamajt është vizioni i Prizrenit!
Nëse duam një qytet që ruan historinë, por hap dyert drejt botës moderne, duhet të ecim bashkë me të.
Nëse duam një Prizren të bukur, të gjallë dhe krenar, duhet të mbështesim njeriun që e ka nisur këtë rrugëtim. Nëse duam që punët të mos mbeten vetëm në letra por të shëndrrohen edhe në vepra, rruga nuk mbaron këtu, me Çelë Lamajn, Prizreni do të bëhet qyteti model i gjithë Kosovës.

Prandaj, le të ngrihemi bashkë, le t’i japim forcë këtij vizioni në zgjedhjet me 12 tetor!
Sepse Prizreni e meriton!
Sepse ju e meritoni!


#Prizreni në Punë, Shaqir Totaj -. Çelë Lamaj