Njoftim për Maturantët, Mësimdhënësit dhe Prindërit e Gjimnazit “Gjon Buzuku”-Nga: Msc. Gylaj Shipkovica Drejtoreshë

Të dashur maturantë, Të nderuar mësimdhënës, Të nderuar prindër, Me shumë gëzim dhe krenari ju njoftojmë se ceremonia e diplomimit për nxënësit e klasës XII-të të Gjimnazit “Gjon Buzuku” do të mbahet më 18 qershor 2025 (e mërkurë), duke filluar nga ora 10:00, në Shtëpinë e Kulturës ,, Xhemajli Berisha”, në Prizren Ky është një moment i veçantë dhe i paharrueshëm në jetën e secilit maturant, një kulm i përpjekjeve dhe arritjeve gjatë viteve të shkollës. Ceremonia do të shënojë përfundimin e një kapitulli dhe fillimin e rrugëtimit të tyre drejt sfidave dhe mundësive të reja. Gjatë kësaj dite festive, nxënësit do të jenë veshur me kapela dhe toga të diplomimit, si një simbol i meritës dhe suksesit të tyre. Përveç ceremonisë, do të kemi edhe inxhirimin dhe fotografimin e këtij eventi, për të ruajtur kujtimet e bukura dhe për t’i ndarë me familjet dhe komunitetin tonë. Faleminderit të gjithë mësimdhënësve, prindërve dhe stafit që kanë qenë mbështetje e vazhdueshme për maturantët gjatë këtij rrugëtimi të rëndësishëm. Faleminderim i veçantë i drejtohet drejtorit të Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit z. Adem Morina, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij, duke na mundësuar përdorimin e sallës për këtë ngjarje madhështore. Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të festoni së bashku me ne këtë ngjarje madhështore! Me respekt, Msc. Gylaj Shipkovica Drejtoreshë