Njohja e kontributeve të viteve 90-ta, sfidë votimi i projektligjit në Kuvend

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka detyruar Qeverinë e Kosovës që ta miratojë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale, i tha Ekonomia Online Naim Jakaj, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).Sipas tij, nëse kjo nuk do të ndodhtE, vështirë se do të merrej një vendim në favor të pensionistëve.“Projektligji për skemat pensionale është planifikuar në vitin 2021, është planifikuar në vitin 2022 por nuk është bërë, vetëm pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese projektligji është miratuar në Qeveri”.“Hipotetikisht nëse nuk do të kishte një aktgjykim që do ta shfuqizonte ligjin ne 15 korrik 2023 atëherë Qeveria ndoshta nuk do ta kishte sjellë këtë vit. Do të kishim diskriminim të mijëra pensionisteve edhe këtë vit. Ndoshta vitin e ardhshëm do të miratohej, por detyrimisht jemi edhe 10 ditë para datës 15 korrik 2023 dhe sot po miratohet projektligji”, tha ai.Ai tha se pas miratimit në Qeveri të këtij projektligji, problem tani është miratimi i tij në Kuvendin e Kosovës, kjo pas paralajmërimeve për bojkot të punës në legjislativit nga ana e opozitës.“Po shkelen të gjitha të gjitha standardët minimale të konsultimit publikë, palët e interesit nuk po përfshihen në ndërkohë Kuvendi duhet të miratoj këtë projektligj me procedurë të përshpejtuar, gjë që është kritikuar edhe me raportin e progresit”.“Duke i’u shtuar kësaj faktin që tashmë opozita ka lajmëruar bojkotin nga ana e tyre, dhe kjo do ta pamundësoj ndoshta kalimin e këtij projektligji në procedurë të rregullt edhe në procedurë të përshpejtuar në mënyrë që ligji të hyjë në fuqi sipas Kushtetutës”, tha ai.