Numri i viktimave rritet minut pas minuti, gati 5 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Vijon të rritet më tej bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri, si pasojë e dy tërmeteve shkatërrimtare me magnitudë 7.8 dhe 7.5 Rihter që goditi zonën mes dy kufijve, mëngjesin e së hënës.Sipas të dhënave zyrtare në këto momente, mbi 4900 persona kanë humbur jetën nën rrënoja, pjesa më e madhe e të cilëve janë në qytetet juglindore të Turqisë.Situata paraqitet tepër problematike edhe në spitale, të cilët janë të tejmbushur me persona të lënduar, shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.Autoritetet në Siri i frikësohen një bilanci më të rënduar, pasi në zonat që kontrollohen nga militantët dhe rebelët, ende nuk ka shkuar gjithë ndihma e nevojshme.Ndërkohë, në këto orë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndonëse kanë kaluar plot 28 orë nga tërmeti i parë që i gjeti njerëzit në gjumë.Një grua dhe 3 fëmijët e saj u nxorën gjallë nga shtëpia e tyre në Nizip të Gazintepit, në një zonë ku lëkundja sizmike ka shkatërruar pothuajse gjithçka.Presidenti Erdogan ka shpallur 7 ditë zie në vend, ndërkohë që e gjithë bota është vetofruar për të ndihmuar Turqinë.Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Erdogan të cilit i shprehu gatishmërinë e SHBA-së për të ofruar çdo mjet të nevojshëm për aleatin e saj në NATO për të përballuar këtë tragjedi.