NXËNËSIT E SHKOLLËS “EMIN DURAKU” I DHUROJNË 1047 EURO TË HOLLA SHOQATËS “DOWN SYNDROME KOSOVA” PËRMES BLERJES SË KARTOLINAVE

Mbjelljes së frymës së solidaritetit dhe altruizmit shkolla jonë i kushton një vend të veçantë gjatë edukimit të gjeneratave, falë altruizmit përkushtimit të Drejtorit Msc. Rrahim Bektashi. Nxënësit tanë, saherë kërkohet përkrahja dhe ndihma për kategoritë e ndryshme shoqërore, janë gjithmonë në gjendje gatishmërie për të qenë në krye të aksioneve humanitare. Prandaj, në kampanjën humanitare ‘Një kartolinë për ty’, për nder të ndërgjegjësimit të personave me Down Syndrome, si në vitet e kaluara nxënësit e shkollës sonë shprehën gatishmërinë e tyre për tu solidarizuar me ta, duke grumbulluar plot 1047 euro. Falënderojmë prindërit bashkëpunues dhe nxënësit tanë për kontributin e tyre të çmuar, i cili do të përdoret për nevojat e fëmijëve të veçantë dhe kreativ që janë pjesë e shoqatës “Down Syndrome Kosova”. Shkolla jonë mbetet derë e hapur e shpërndarjes së mirësisë përmes gjesteve që në pamje të parë duken të vogla por që lindin nga dashuria për humanizmin që në bankat shkollore./QendraPress.com
