Nxënësit e shkollës ’’Motrat Qriazi’’ shënuan Ditën  ndërkombëtare të ujit m moton’’ Ruajeni ujin sot, që ta kemi nesër’’

               Nxënësit e shkollës ’’Motrat Qriazi’’në Prizren shënuan  Ditën  ndërkombëtare të  ujit ,këtë ditë të rëndësishme me një aktivitet jashtëkurrikular, nën udhëheqjen e arsimtares Vjollcë Ahmetaj, me mbështetjen e mësimdhënësve Nurije Gashi, Vjollca Bytyqi, Müferra Șinik, Arjeta Topojani, Nilay Pinduk, Sevilay Igci, Yusuf Tokmak , Ilir Kolgeci dhe Arbnore Elshani.

Përmes punimeve kreative, projekteve, eseve dhe thënieve edukative, ata përcollën mesazhe të fuqishme për ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e ujit dhe nevojën për ta ruajtur atë.

Në këtë  organizim  ndihmë  të veçantë dhanë  Hidroregjionin Jugor dhe drejtori i shkollës, z. Ekrem Bajraktari, për përkrahje të vazhdueshme në këtë aktivitet dhe aktivitete. Kryeshefi i  Hidroregjionit  jugor Fadil Brisha  ka mbajtur para  këtyre nxënëse]ëve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle një  prezantim të  punës së  kësaj kompanie.Organizimi i këtij  eventi  në këtë shkollë  i mbajt me moton ‘’Ruajeni ujin sot, që ta kemi nesër!’’