Nxënësit e shkollës’’22 Tetori’’’ nga Berati vizitojnë shkollën ‘’Emin Duraku’’ në Prizren dhe dy klasa të pesat binjakëzohen

Shkolla’’22 tetori’’ nga Berati, i Shqipërisë , sot, vizituan shkollën ‘’Emin Duraku’’në Prizren, ku me këtë rast janë pritur nga shkolla dhe drejtori Rrahim Bekteshi, si dhe kolektivi i kësaj shkolle. Pastaj është bërë promovimi i një libri të një nxënësi Nga Berati nga ajo shkollë, kurse po kështu është binjakëzuar edhe klasën e pestë të kësaj shkolle me nxënësit e mësueses Merita Shporta. Ku lidhur me këtë vizitë dhe mikpritje ka falënderuar Gentjana Ceno nga nëndrejtoreshë e shkollës ‘’22 Tetori’ nga Berati e cila ka falënderuar përzemërsisht mikpritjen dhe po kështu ka uruar një mbarësi
Kurse mësuesja Merita Shporta e entuziazmuar ka falënderuar mysafirët e veçanërisht drejtorin e kësaj shkolle Rrahim Bekteshi i cili ka bërë që ky binjakëzim e bashkëpunim të këtë suksese. Pas kësaj vizite dhe binjakëzimit që u bë në shkollë, nxënësit e ardhur nga Berati të bashkëshoqëruar me nxënës të kësaj shkolle dhe pjesë të stafit shkollor i kanë vizituar monumentet e shumta të Prizrenit. Kurse pas këtyre vizitave në një sallë të Abi Qarshisë është shfaqur një program i përbashkët nga nxënës të dy shkollave. /QendraPress/