Nxirret trupi i pajetë i 24-vjeçarit amerikan që vdiq në vetaksidentin në Prevallë ,zëdhënësi Bytyçi sqaron.

        Zëdhënësi i policicë  Rajonale në Prizren togeri Shaqir Bytyçi tregon se  është nxjerrë trupi i pajetë i turistit amerikan (rreth 24-vjeçar), i cili vdiq pas një vetaksidenti me motoçikletë katër-rrotëshe në Prevallë, sqaron aoi për Rtv ‘’Besa’’.

Ai ka bërë të ditur se në vendngjarje janë angazhuar njësi të ndryshme policore në koordinim të plotë, përfshirë komandantin e Stacionit Policor në Prizren dhe Njësinë Rajonale të Trafikut.

“Në vendngjarje, në mënyrë të koordinuar dhe me angazhim të përbashkët, kanë marrë pjesë dhe kanë ofruar ndihmë njësi të ndryshme policore, përfshirë komandantin e Stacionit Policor në Prizren dhe Njësinë Rajonale të Trafikut. Gjithashtu, në operacion kanë kontribuar zjarrfikësit, ekipet e emergjencës mjekësore, si dhe vullnetarë – motoristë me ATV, të cilët kanë ndihmuar në mënyrë aktive në nxjerrjen e trupit.”

Bytyqi ka theksuar se, në konsultim me prokurorin, do të ndërmerren veprimet e tjera hetimore në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.