Objekti i shtëpisë për të moshuar për qëndrim rezidencial besohet se brenda këtij viti përfundon

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaçi sot e bënë vizitë në objektin e Shtëpisë për të Moshuar për qëndrim rezidencial në lagjen “Dardania”,Ku pas disa pengesave në këtë objekt Kryetari Haskuka tha se ishim të detyruar tia ndërpresim kontratën e fituesit të parë të këtij projekti dhe tani ia kemi dhënë një kompanie tjetër e cila po i kryen shërbimet dhe punët me shpjet se parashikimi, Kjo shtëpi rezidenciale për të moshuar është për 24 orë dhe me këtë formë bëhen dy mirësi, E para ndihmohen të moshuarit pa përkujdesje dhe së dyti hapen vende të reja pune për të rinj që i kryejnë shkollimet tha kryetari Haskuka. Drejtori islam Thaçi tha se me këtë intensitet që po punohet besojmë se para kohe do ta përfundojmë këtë objekt dhe se tani pas rikontraktimit që kemi bërë kontrata është prej 167 mijë euro. Por njëherit edhe presim që të ketë një numër të punësimeve staf që do të përkujdesen për të moshuarit.. Në këtë shtëpi rezidenciale për të moshuar pati disa probleme me punëkryerësi i parë dhe tani besohet se në shtator të këtij viti kjo shtëpi do të hapet .Kurse kodet për punësim të punëtorëve fillojnë nga viti që vije u tha sot gjatë vizitës së këtij objekti