“Oda” e Prizrenit përmbyll suksesshëm vitin 2023

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit ka përmbyllur vitin 2023 me shumë aktivitete.Kryetari i saj, Afrim Tejeci tha se për t’i arritur objektivat e përcaktuara shpeshherë është punuar edhe ditëve të vikendit.“Ka qenë një vit i ngarkuar me aktivitete dhe shumë suksese”, tregon ai.Sipas tij, “Oda”, gjithmonë ishte e gatshme në çdo kohë për t’i përkrahur të bizneset.“Kemi organizuar trajnime, konferenca, seminare, panaire etj”.“Kemi mbajtur mbi 38 trajnime të anëtarëve tanë, si brenda dhe jashtë vendit”.“Sipas marrëveshjeve me donatorë kemi vazhduar me vizita studimore, brenda dhe jashtë shtetit”.