Opinion-Kryetarit Totaj, i duhet mandati i dytë për bashkëqeverisje me qytetarin-Shkruan:Liridon Lushaj, veteran dhe analist politik

              Kryetari aktual të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, nga shumica e  intelektualëve prizrenas  thuhet se i duhet një  mandat i dytë, për bashkëqeverisje me qytetarin.Këtë mendim e  kanë shprehur edhe një pjesë e madhe e mjekëve,afarsitëve,si dhe ekonomistë e sportistët.  Ata shprehen se krytari Totaj në mandatin e dytë do ta vazhdojë me qztetarët dhe gjithë rrethin  prizrenas për një jetë më të mire. Sepse do të  kenë  një  cilësi më të mirë në arsim,, një  zhvillim më të theksuar ekonomik pastaj në  shëndetësi primare më të  moderuar. Këto për faktin se tani kryetari Totaj, ka vizioni e qartë për Prizrenin, dhe  për të finalizuar të  gjitha këto i duhet një mandat i dytë. Projektet e nisura   vetëm në këtë formë do të kryhen dhe  formësohen  mirë. Prizrenasit  tani  jo rastësisht  përmendin edhe  thjeshtsinë njerëore të kryetarit Totaj. Ai që  vazhdon të takojë   të thuash  qindra herë  stafin e lartë  të  ambasadorëve, që janë të  akredituar në Kosovë .Pastaj, nuk ka  prituar asnjëherë të takojë  miqë e  shumë anëtarë edhe shoqërinë civile nga  Prizreni e nga jashtë, dhe me këta  duke shkëmbyer edhe shumë përvoja  me takime  ndërkombëtare  duke pritur   e duke qenë një nikoqir bujar e i sinqertë .Këto dhe  premisat tjera  tashmë i kanë  dhënë  shumë përparësi kandidatit Totaj, që  edhe një mandat të  qeverisë  me Prizrenin.Këto opinone  në ditët në vijim do ti  publikojmë    për të bindur se  ka emra që nderohen në Prizren ,e ata e nderojnë punën e palodhur të krytarit  Shaqir Totaj./QendraPress/