Opinion- NJË MASHTRUESE PËRFITUESE-Shkruan: Behxhet Sh. SHALA- BAJGORA

Yjet që nuk i kishim parë më herët : Kosova është vend i munfësive të mëdha për ish – udbashët jugosllavë , për nostalgjikët e Serbisë , për urrejtësit e luftës së lavdishme të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës , për urrejtësit ndaj ish – të burgosurve politikë , për bijtë dhe bijat e zagarëve që lehnin shqip e kafshonin serbisht , për llumin njerëzor , kombëtar dhe moral dhe të tjetë të cilët , që nga koha e Car Dushanit nuk kanë bërë asgjë për kombin dhe territorin ku kanë jetuar. Këta sot , për fatin tonë të keq po e ” udhëheqin ” Kosovën duke shkelur brutalisht mbi vuajtjet shekullore , mundin dhe gjakun e derdhur të shqiptarëve në luftë për liri , pavarësi dhe bashkim kombëtar. Këta të pafytyrë qajnë për mjetet që janë ndarë për mbrojtje të udhëheqësve ushtarakë dhe politikë që e çliruan Kosovën , e shpallën pavarësinë dhe e ndërtuan një infrastrukturë institucionale dhe fizike dhe po mbahen si pengje të proceseve politike në Hagë. Këta po i vajtojnë 32 milionë euro ndërsa kanë vjedhur përmes Martin Strujës , Teneqe Mutatit , Cen Mishit , Baronit të Ujit , HAJNrullahut , Peculkës , vejushës së Panxhabit dhe të tjerëve qindra milionë euro. Këta të pafytyrë , duke kapur pushtetin brutalisht , kanë vendosur persona më antikombëtarë , më të pamoralshëm në vend me përgjegjësi ndonëse puna e parë në jetën e tyre ishte pikërisht posti që ua fali Kurthi për ta siguruar servilizimin e pariciklueshëm ndaj tij . Kurthi , Vojsa Osmani , Xhelal Sfeqla , Donika Shvarc , Lenka Haxhiu , me alkiminë e tyre antikombëtare ia mundësuan një hiçmosgjëje të shndërrohet nga një person non grata , e rrezikshme për sigurinë e vendit , sipas vlerësimeve të institucioneve të sigurisë në një person alfa dhe omega për të gjitha proceset politike dhe kombëtare në Kosovë sepse në Shqipëri nuk e lejojnë të hyjë as në qenefet e Maqellarës . Në Kosovë nuk ka punësim partiak , tender partiak , emërim partiak , blerje të rrymës , dëmtim të çështjes politike a kombëtare ku kjo ushujzë greke nuk është e pranishme . Prandaj , çfarë motivi kanë këta të bëjnë ndonjë punë të mirë për Kosovën , për shqiptarët jo se jo , përveç që flasin shqip , asgjë shqiptare nuk kanë në mendjen , trupin apo anatominë e tyre. Përveç se në emër të kombit kanë manipuluar për ta marrë pushtetin. Dhe këtu përfundon ” kombëtarizmi ” i tyre , qoftë edhe si improvizim. Ditë më parë dy ish – jugosllavëve të përkushtuar dhe përbetuar , të cilët asgjë nuk kanë bërë për shqiptarët dhe Kosovën , nëse keqbërja llogaritet bërje apo kontribut , atëherë kontributi i tyre është kolosal , i dhanë të drejtë që të vënë nën dyshim demonstratat e vitit 1981 , Masakrën e Tivarit , personalitetin e Bacë Adem Demaçi etj.në një bullshit emision të quajtur Pordhë dhe Pikë! Jeton Qurroi kundër UÇK – së ka shkruar libra ndërkaq e burgosin një politikan të Serbisë që paska folur keq për UÇK – në ! Nuk është normale që serbët të flasin mirë për UÇK – në sikur që nuk është normale që Azem Vllasi dhe Veton Surroi të quhen patriotë shqiptarë , patriotë jugosllav , pa asnjë dyshim janë ! Agim Bahtiri , një i padijshëm që nuk mund ta gjeni as në librin e Ginisit , kohëve të fundit , si mizë kali e Kurthit po jepë deklarata politike , merreni me mend , politike sikur opozita në Kosovë , me 53 deputetë shqiptarë po punon me Serbinë për ta rrëzuar Kurthin dhe se PDK dhe LDK po bëhen një parti . Pastaj , mos e dërgoni këtë injorant dhe leshko në Shtime , te ” Çlirimtari ” ! Kur ta dëgjoni Nezir Krakovinën atëherë , sinqerisht duhet ta falenderoni Francën që merret me raste të tilla e që ne , për shkak të mungesës së kapacitetit profesional , nuk do të mund të bënim asgjë ! Çka ka fituar Kosova prej Donika Shvarcit përveç turpërimit , anekënd botës , cep më cep , duke përhapur injorancën dhe mediokritetin e mbështjellur me diplomaci . Personalisht Donika Shvarc ja fituar shumë , materialisht dhe estetikisht . Brendinë e ka të pandryshuar , katran zi. Këta , me të tjerët e kanë shkatërruar Kosovën , materialisht dhe strategjikisht duke e bërë të pajetuar për pjesën e madhe të qytetarëve dhe duke e bërë Eldorado ( tokë e premtuar ) për oligarkët autokratë politikë dhe rrogëtarët e tyre. Një mashtruese e lakuriquar : Vojsa Osmani , pasi e ndau në dysh LDK – në , partinë që ia krijoi të gjitha mundësitë për ngritje në karrierë , u zgjodhë presidente falë votave edhe të Listës Serbe , u shndërrua në vasale kronike të Albin Kurthit , deri në kohën kur Kurthi e futi në ricycle been ( shportë të mbeturinave politike ) , për ta ricikluar , nëse do të ketë nevojë për të. Në anën tjetër , Vojsa Osmani , që më shumë mund të konsiderohet si presidente e Ukrainës sesa e Kosovës , edhe nga ” shporta e mbetjeve politike ” mbante të gjallë shpresën edhe për një mandat të dytë , të sponsorizuar nga kryemashtruesi Kurthi ( po thirrem në burimet e Haradinajt ). Vojsa Osmani kohën më të madhe e ka kaluar duke udhëtuar nëpër botë , edhe atje ku nuk ka pasur fare nevojë të shkojë përveç përfitimit material për t’i shlyer faturat për …..shtëpi në varg në Marigona Hill , lagje kjo shumë modeste për qytetarë që mbijetojnë falë skemave sociale. Ndonëse në raporte ” të ngrira ” me Kurthin , nuk ka lënë deklaratë a veprim pa ia mbajtur zhagun Kurthit , si presidente ” unifikuese ” . Kjo , po të kishte fuqi apo përkrahje politike , do të bënte gjëra dhe Kurthi do të mbetej një ” good boy ” , krahasuar me te. Mirëpo nuk e ka asnjë fuqi dhe nuk do ta ketë prandaj përjetësisht do të mbetet shërbyese civile e të fortëve të pushtetit , dikur e Fatmir Sejdiut dhe Isa Mustafës ( që të dyve ua punoi pabesisht ) , aktualisht e Kurthit ( ky u tregua më i mençur ) . Kur nuk pati çka të bëjë për të mbuluar rrenat për sulmin e Serbisë , madje në vallen e rrenave e futi edhe Trampin , e sulmoi , pa pikë sensi e morali , Avdullah Hotin i cili , krahasuar me Vojsën është katalog i sjelljeve dhe vlerave njerëzore ! Vizitat në SHBA ishin mashtrim vizuel për të lënë përshtypje se është ” njeri i Amerikës “! Këtë pastaj do ta materializonte për mandat të dytë. Kjo , bashkë me Kurthin gjatë 5 vjetëve të fundit kanë terrorizuar qytetarët duke mbjellur frikë për sulmet e Serbisë për të mbuluar dështimet kolosale në të gjitha fushat. Nuk e them se Kurthi , bashkë me Vojsën kanë marrëveshje me Vuçiqin por , nëse analizohet kronologjia e zhvillimeve del se Kurthi dhe Vuçiqi janë ” binjakë ballkanik – sijamez ” që iu kanë gjetur njëri – tjetrit në çdo kohë dhe në çastet më të ndjeshme. Së fundi , Vojsa Osmani , për hetë të dytë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese pasi herën e parë e pati bërë fet. Tash , dinakërisht , nuk kërkon kurrfarë sqarimi por thjesht , si rrogëtare e Kurthit blenë kohë për padronin duke kërkuar pezullim të vendimit të mëparshëm me të cilën Gjykata Kushtetuese e cakton afatin prej 30 ditëve për formim të Kuvendit . Merreni me mend , presidentja e vendit del mbi Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar që GJK ta pezullojë vendimin e saj duke e dhunuar Kushtetutën të cilën duhet ta mbrojë !!!! Në vende normale dhe gjysëm normale , një presidente e tillë do të shkarkohej menjëherë ndërsa në Kosovë kjo përpjekje për të bërë krim kushtetues konsiderohet si ” kontribut për zgjidhje të ngërçit “. Vojsa Osmani , për këtë çështje nuk ka pasur fare të drejtë t’i drejtohet GJK për faktin se ajo ka përgjegjësi për funksionim të institucioneve e jo formim të institucioneve . Kjo është përgjegjësi ekskluzive dhe ligjore e deputetëve të Kosovës , partisë fituese e cila duhet të kërkojë dhe sigurojë konsensus politik. As e presidentes e as e Gjykatës Kushtetuese . Votuesit është dashur të lëvizin duke kërkuar përgjegjësi përmes protestave dhe , po të veprohej kështu , kjo çështje do t’i takonte të kaluarës. Çka ka Gjykata Kushtetuese të merret me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës në kohën kur , si akt nënligjor kur është miratuar ka qenë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës !!!!! Fatmiri apo Fatkeqi : Anëtarësia e LV – së , bashkë me korin e llaskucëve gjithpërfshirës , në me krye Prof.dr. Ramçen dhe Toger Tomçen , janë të magjepsur dha po shprehin respekt dhe dashuri pasionante për Fatmir Limajn – komandant Çelikun , dikur të quajtur Fatmir Asfalti dhe Hajni i 200 milionëve. Madje edhe rrugën ku jetonte e kishin riemëruar ” Rruga e 200 milionëve “. Tash , kur po kanë nevojë për tri vota të Fatmir Limajt , iu ra ndërmend se është komandant i shquar i UÇK – së dhe se pa punën e tij vetmohuese , balta do të na ngjitej këmbëve , jo vetëm në fshatra të Kosovës por edhe në vet Prishtinën . Tash po mburren me ndershmërinë , largpamësinë dhe integritetin njerëzor , kombëtar , politik dhe moral , sidomos moral të Fatmir Limës. Po e vlerësojnë lartë gatishmërinë e tij prej burrështetasi të sakrifikohet për Kosovën duke u bërë patericë e LV – së dhe Albin Kurthit . Lëvdatat më të mëdha i ka nga Donika Shvarc , Nezir Krakovina , Peculka , Dilmali , Agim Bahtiri , Mef Baçina , HAJNrullahu dhe të tjerët . Rrallë më ka ndodhur që ndaj një partneri të mundshëm për koalicion të ketë përkrahje aq konsensuale sikur në këtë rast. Po e përkrahë edhe Lenka Haxhiu , pasi u sigurua nga zemlakja e Radoiçiqit se Limaj nuk mund të zgjidhet kryeparlamentar. Pastaj , edhe Kumbara i Kosovës , Albin Kurthi publikisht e tha se Limajt i ka ofruar një propozim konkret , i cili……..nuk mund të refuzohet. Sikur don Vito Korleone në filmin ” Kumbara “. Mirëpo , as Limaj nuk është treguar mosmirënjohës dhe shpërfillës ndaj këtij lumi të emocioneve të derdhur nga lotët e krokodilit të LV – së duke ofruar bashkëpunim të pakushtëzuar , me vetëm një kusht , qeverinë Kurthit , Kuvendin Fatmirit. Tha se kanë arritur ” marrëveshje orale xhentelmenësh ( xhentelmenët nuk nënshkruajnë ) që posti i kryetarit të Kuvendit t’ i takojë Fatmir Limajt. Duke e njohur mirë Kurthin asnjëherë nuk kam dyshuar se ai e mbanë fjalën. Kështu edhe ndodhi , Kurthi i ofron Limajt bashkëqeverisje e që , në rastin e parë Limajn e trajton si Agim Veliun. Si kryetar Kuvendi nuk mund ta shkarkojë , si pjesë të qeverisë i shkartirat kur të dojë dhe në vend të tyre emëron anëtarë të LV – së. Nuk është se Limaj bjen lehtë në kurthin e Kurthit ama pushteti ta humbë barazpeshën dhe arsyeshmërinë e të menduarit. Sidomos kur jeni të rrethuar me ajkën e intelekualëve që udhëhiqet nga Forumi Evropian 2030 në me krye eruditin Artan Nimanin. Në tërë këtë proces , u preka shumë , ndoshta edhe jam ligështuar , më duhet të jem i sinqert më rodhën edhe lotët kur Fatmiri , si faktin kryesor për një koalicion të mundshëm nuk e përmendi lakminë për pushtet por faktin se ” nuk dëshiron që kryeministri i tij të jetë i mërzitur .. “. Çka të them pas kësaj?! Realisht , Limaj nuk do të jetë kryetar Kuvendi por mund të jetë pjesë e qeverisë e që për mua do të jetë keq për Fatmirin për faktin se ardhmëria e tij politike do të jetë shkrirja në Listën e LV – së , sikur Alternativa dhe Guxo. Ramiz Lladrovci , një njohës i shkëlqyer i zhvillimeve politike në Kosovë , rajon dhe botë , një analist exellent i ardhshëm politik , menjëherë pas zgjedhjeve pati thënë se Limaj nuk do të jetë kryetar Kuvendi por se sigurisht do të bëhet pjesë e qeverisë Kurthi 3. Ramiz Nostradamusi ! I sheh gjërat pa ndodhë , ne të verbërit informativ nuk i shohim edhe kur të ndodhin. Me formimin e Kuvendit do të ketë shumë fitues , Lenka Haxhiu , pa kredenciale profesionale dhe në kundërshtim me standardin minimal moral mund të zgjidhet kryetare , publiku i gjerë do të kursehet nga bezdisja dhe ngulfatja e ” kryekyvendarit marionetë , Avni Deharit “, që i bënë standardit minimal të demokracisë , deputetët që do të mund t’i përdorin telefonat e tyre pasi nuk do të kerë më : ” regjia , ndaljauni telefonin ..” Humbësja më e madhe do të jetë Vojsa Osmani që u vonua për çdo gjë për të siguruar edhe një mandat , si notere e përmbaruesit politik , Albin Kurthit. Mos të harrojë , llogaria nuk i doli mirë as Arianit Kocit i cili tha se po e sakrifikon edhe një pjesë të trupit për të mirën e Kosovës dhe njerëzimit , leshin e kokës që quhen flokë dhe sipas anatomisë , flokët nuk janë pjesë e trupit . Sipas Kocit edhe leshi i shpëndarë në pjesët e tjera të trupit qenkan pjesë e trupit apo mbulesë e turpit ! ” Shkatërruesit ” dhe shkatërruesit e shtetit : Më 26 korrik , ata që i qëndruan Bacës Adem Demaçi afër gjatë tërë kohës do ta nderojnë vendin ku prehet në amshim , sikur çdo vit tjetër. Me një kurorë apo buqetë lulesh kujtohet Abetarja , Kuptimi dhe Akademia e shqiptarëve në luftë për çlirim , liri , pavarësi dhe bashkim kombëtar , Bacë Adem Demaçi. ” Shkatërruesit ” e shtetit që e sollën lirinë , e shpallën pavarësinë dhe e ndërtuan shtetin do të mungojnë , janë pengje të një Gjykate Speciale Raciste në Hagë. Shkatërruesit real dhe të mirëfillt të shtetit do të jenë aty , disa me tërë pafytyrësinë e tyre për faktin se tërë jetën e tyre kanë punuar kundër mësimeve të Bacës Adem. Poshtërsia nuk ka kufij. 23 korrik 2025 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA- BAJGORA