Opinione – Violeta Zogaj TELAKU ,poete – Shaqir Totaj- fati i mirë i qytetit të Prizrenit dhe gjithë qytetarëve.

QendraPress-Si e vlerësoni punën e kryetarit të komunës së Prizrenit Shaqir Totaj?
Violeta Zogaj TELAKU ,poete -‘Sipas meje, njerëzit e kulturës kudo janë te suksesshëm, kjo gjë po ndodh edhe me kryetarin aktual z. Shaqir Totaj- fati i mirë i qytetit te Prizrenit dhe gjithë qytetarëve. Puna që është bërë gjatë viteve sa z. Totaj po udhëheq me komunën tonë është e kënaqshme dhe për tu duartrokitur. Kudo nëpër qytet vërehen ndryshime pozitive, të cilat të impresionojnë! Po ashtu edhe në çdo hapësirë institucionale vërehen punët e mira të cilat shihen nga dita në ditë Edhe aspekti kulturor ka përkrahjen maximale nga kryetari ynë. A ka nevojë ende për punë tê mira Prizreni? Patjetër që ka nevoja dhe kërkesa per pune edhe me te mëdha, të cilat punë me udhëheqjen e kryetarit Totaj dhe gjithë bashkëpunëtorëve shpresojmë që do t’ ia dal edhe më suksesshëm./QendraPress/