OPOJANI E GJEN ÇANTËN ME PARA NË PRIZREN DHE E DORËZON NË POLICI-

                          Berat Latifi nga fshati Blaç i komunës së Dragashit, ditën e enjte e ka gjetur një çantë me para në Prizren. Meqenëse nuk kishte dokumente të identifikimit, Berati e ka dorëzuar çantën në Policinë e Prizrenit. Kushdo që e ka humbur çantën mund të lajmërohet në Policinë e Prizrenit ose të kontaktojë personin që e ka gjetur atë. “Kam gjetur një çantë në rrugën “Sinkopa” në Prizren, e cila përmbante disa para. Çanta nuk kishte dokumente identifikimi, prandaj e kam dorëzuar në Policinë e Prizrenit. Lus këdo që e ka humbur të kontaktojë me Policinë, ose të më thërrasë në numrin: 049 376 731. Ju lutem shpërndajeni këtë njoftim!”, ka shkruar ai./QendraPress/