Osmani e përkujton masakrën e Lybeniqit: Dëshmi e egërsisë së një regjimi kriminal

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës në Lybeniq të Pejës, ku mbetën të vdekur mbi 80 civilë shqiptarë, shkruan Gazeta Sinjali.
Osmani ka thënë se 26 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një nga masakrat më mizore ndaj popullit të Kosovës, dukë lënë të vrarë me dhjetëra persona.
“Në mesin e tyre ishin fëmijë nga 18-muajsh deri në 17-vjeçar, gra të moshuara, si dhe një grua shtatzënë”. “Kjo masakër mbetet një dëshmi e dhimbshme e egërsisë së një regjimi kriminal dhe një plagë e pashëruar në historinë tonë”, shkroi presidentja.
Tutje, ajo u shpreh se sot e përherë do t’i kujtojnë me nderim e pikëllim viktimat, ndërsa kërkojnë drejtësi për ta./GazetaSinjali/